
Objektivi për blerjen e Erling Haaland bëhet edhe më i vështirë me kalimin e kohës. Është Barcelona ajo që ka marrë më tepër iniciativë për norvegjezin dhe kërkon të jetë protagoniste absolute në këtë operacion. "Los Cules" nuk mendojnë ta kthejnë kokën prapa për të parë rivalët e Real Madridit dhe Manchester City-t sepse besojnë fort se mund të firmosin me 20-vjeçarin. Sulmuesi i lindur në Leeds e ka vënë diktatin sepse vlerësohet ndër më të mirët në qendrën e repartit të avancuar dhe këtë vlerë e fuqizon këmbëngulja për të mos e ndalur vrullin në funksion të produktivitetit.
Sipas Sport "Blaugranët" kërkojnë t'i shfrytëzojnë të gjitha alternativat për transferimin e Erling Haaland në "Camp Nou", por ky operacion mund të kapë shifrën e 120 milionë eurove dhe presidenca e lideruar nga Joan Laporta e ka fokusuar të gjithë potencialin për t'i dhënë fund kësaj historie. Ndërmarrja e kësaj nisme e shton entuziazmin tek katalanasit, të cilët edhe pse i kanë thënë praktikisht lamtumirë La Ligas, mendojnë të kthehen më të fortë gjatë sezonit të ardhshëm për të luftuar për fitimin e të gjithë trofeve.
37 golat dhe 9 asistet në 38 sfida kanë tejkaluar çdo limit nga Erling Haaland dhe shënon një rekord më vete. Barcelona është e ndërgjegjshme se merkatoja produktive do ta nxjerrë nga balta dhe do të hapë një kapitull të ri në histori. Me këto arritje, Borussia Dortmundi do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë largimin e Erling Haaland nga "Signal Iduna Park" sepse ky akord mund t'i shkaktojë një frymëmarrje në aspektin financiar gjermanëve.



