
Java e 21 në Abissnet Superiore, ka rezervuar surpriza në rezultate. Tirana kryesuese, është mposhtur nga Kastrioti, me krutanët që pas shumë muajve, i largohen vendit të fundit të renditjes.
Dy gola të Kaina në minutat 14 dhe 82, i dhanë fitoren skuadrës së Çelës, duke e bërë të pavlefshëm golin e Nikqit në minutën e 88-të për Tiranën. Kështu Kastrioti ngjitet në vendin e 9-të me 18 pikë, duke lënë në vendin e fundit Skënderbeun, ndërsa Tirana mbetet në vendin e parë, me 46 pikë, por këtë herë ndjen presionin e Laçit.
Kurbinasit mposhtën 3-0 Kukësin, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve. Bardhezinjtë treguan një paraqitje shumë të mirë, teksa që në pjesën e parë realizuan dy herë me Malota në minutën e 7-të dhe Akinyemi në minutën e 41. Për të vulosur shifrat në 3-0 mendoi Zulfiu që shënoi në minutën e 92. Kukësi mbetet në vendin e 3-të me 37 pikë.
RENDITJA:



