Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Sebino Plaku, do të vazhdojë karrierën si trajner.
37-vjeçari e ka nisur nga të rinjtë dhe do të drejtojë skuadrën e Tiranës U-15. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu, ku njoftohet afrimi i Plakut si trajner.
Në të kaluarën, ish-sulmuesi, ka qenë edhe pjesë e Tiranës, si futbollist, në sezonin 2010-2011.
Njoftimi i Tiranës:
Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë.
Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu. Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.



