Starova: Gjermania nuk u largua me turp, luajti mirë ndaj Anglisë

Starova: Gjermania nuk u largua me turp, luajti mirë ndaj Anglisë

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në analizën e bërë për Angli-Gjermani, tha se skuadra e Southgate kishte diçka më shumë në këtë ndeshje. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Starova thë se Gjermania nuk u largua me turp, pasi përballë kishte një favorit për fitimin e Europianit.

“Kjo ishte një finale e parakohshme. Gjermania u largua sepse përballë kishte një skuadër, që është favorite për të fituar Europianin. Kishte një skuadër plot me lojtarë. Kanë shumë lojtarë të mirë, Saka zuri vendin e formacionit. Ishte një finale e parakohshme. Gjermania nga ana taktike luajti mire, i tha terren Anglisë. Kjo u krijua edhe nga tifozët. E pranoi zgjedhjen taktike të Gjermanisë dhe mund të ndëshkonte në pjesën e parë, Gjermania nuk largohet me turp. Problemi është që largohet shumë shpejt. Do thoja që Low, ka punuar 15 vite dhe ka bërë mirë. Mund të largohej edhe më parë. Kishte diçka më tepër Anglia sot.”, tha Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy