Luftë gjigandësh për Valverde

Luftë gjigandësh për Valverde

 Eksperienca me Real Madridin ia ka rritur vlerat mesfushorit Federico Valverde duke e shëndërruar në një ndër më të mirët në qarkullim. Uruguajani tregoi shumë shpejt aftësitë e tij tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe me kalimin e kohës disa ekipe me emër janë futur në luftë për ta larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Progresi i 23 vjeçarit nuk është anashkaluar nga Paris St Germain dhe  Bayern Munchen që do të zhvillojnë një supersfidë gjatë merkatos për mesfushorin e kombëtares ‘’ Celeste ‘’ i cili e ka humbur paska protagonizmin me rikthimin e Carlo Ancelottit tek madrilenët. 

Pavarësisht se Modric dhe Kross janë emblemat e mesfushës së ‘’ Los Merengues ‘’ , traineri italian do të detyrohet në një moment ose një tjetër që të mbështetet tek Fede Valverde , fakt i cili e anashkalon menjëherë interesin e Paris St Germain dhe Bayern Munchen për blerjen  ‘’ El Pajaritos ‘’.

Megjithatë s’duhet lënë pa shtuar se pjesa e mbetur e sezonit konsiderohet  një provë për ishi-n e Mallorcas të cilit i duhet t’ia mbushë mendjen teknikut 62 vjeçar se duhet të vijojë eksperiencën me ‘’ Los Blancos ‘’ sepse në të kundërt pas dere janë ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe  bavarezët të gatshëm për të hapur thesin dhe ta largojnë nga kryeqytetasit.  

Nëse kjo gjë do të ndodhte  , patjetër që do të konceptohej ndër operacionet më të bujshme të merkatos vijuese sepse Fede Valverde është një lojtar tepër cilësor që shumë shpejt ka spikatur në Europë pas transferimit nga Penarol i Montevideos .

Ecuria e nxënësit të Carlo Ancelottit është kanalizuar në 15 ndeshje dhe 1 asist deri më tani dhe tek Real Madridi shpresohet se Fede Valverde do të tregojë një tjetër fytyrë në pjesën e mbetur të sezonit sepse është një lojtar që premton shumë për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy