Ofertat e refuzuara nga Asensio

Ofertat e refuzuara nga Asensio

Merkatoja e verës  rezultoi shumë e vrullshme dhe me të papritura . E tillë ishte edhe për mesfushorin Marco Asensio i cili preferoi ti qëndrojë besnik  Real Madridit .  Spanjolli u tentua nga Tottenhami dhe Milani por më kot  sepse sipas  ‘ Marcas ‘  pretendon fitimin e një vendi titullari në skemat e Carlo Ancelottit tek një skuadër ku kërkesa e llogarisë është nga më të lartat .   ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kuqezinjtë kërkonin me çdo kusht një lojtar kreativ për ti dhënë më shumë frymëmarrje repartit të mesfushës por si përfundim nuk mundën ta bindnin  25 vjeçarin për largimin nga ‘’ Los Merengues ‘’. 

 Megjithatë  sipas prestigjozes spanjolle traineri italian  është shprehur i gatshëm ti japë shansin ishi-t të  Espanyol për të rikuperuar vlerat e humbura  tek ‘’ Galaktikët ‘’  sepse  siç dihet botërisht përgjatë viteve  është shoqëruar nga sukseset e shumta por historia ka marrë një tjetër rrjedhë .

 Lojtari i lindur në Mallorca  duhet të sakrifikojë shumë për  të fituar vendin e titullarit sepse do të luftojë kokë më kokë me komponentë të rëndësishëm të kryeqytetasve si Eden Hazard , Vinicius Juniors , Benzema  dhe Gareth Bale .

Natyrisht në një skuadër kampionësh  një konkurrencë e tillë është një indikator për sukseset e ardhshme të Real Madridit .  Deri më tani  Marco Asensio numëron vetëm 3 prezenca me  ‘’ Los Blancos ‘’ por duke njohur potencialin e tij me siguri javët e ardhshme do të flasin ndryshe  për talentin e madrilenëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy