
Sigurisht Jurgen Klopp besohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës referuar stolit.
Emri i gjermanit po përflitet së fundmi i cili si duket e ka marrë vendimin për të ardhmen.
Ishi i Liverpoolit pretendohet nga Real Madridi por ka theksuar do ta vijojë karrierën tek kombëtarja e Gjermanisë.
58 vjeçari la gjurmë në të shkuarën tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ dhe konsiderohet një ndër më të mirët në këtë profesion.
Drejtuesit e Federatës së katër herë kampionëve të botës besojnë se me Jurgen Kloppin gjithçka mund të ndryshojë i cili shquhet për karakterin e fortë, profesionalizmin dhe dhënien e maksimumit.
Për më tepër të qënit i distancuar nga trainingu për një kohë të konsiderueshme e ka ndihmuar të reflektojë me qetësi me objektivin e marrjes së vendimit më të mirë.
Ndërkohë Jurgen Klopp vijon punën tek Red Bull Salzburgu dhe duhet theksuar se merkatoja e verës do të jetë tejet deçizive.



