Leroy Sane, afër rikthimit në Premier League

Leroy Sane, afër rikthimit në Premier League

Edhe pak kohë ka ngelur deri në përfundimin e kontratës së Leroy Sanes me Bayern Munchenin.

Gjermanit i duhet të marrë një vendim për vijimin e karrierës dhe në orët e fundit sipas ‘ Sky Deutschland ‘, drejtuesit e Tottenhamit janë vënë në ndjekje të tij.

Agjenti Pini Zahavi tashmë është vënë në kontakt me londinezët për të parë se deri ku mund të shkojnë tratativat, duke qenë se së fundmi 29 vjeçari nuk i ka pranuar kushtet për një rinovim me ish rekordmenët e Bundesligës.

Duhet kujtuar se Leroy Sane e njeh shumë mirë Premier Leaguen dhe u aktivizua në të shkuarën me Manchester City-n, skuadër tek e cila qëndroi për katër sezone.

Drupal Ad

Ishi i Schalke 04 njihet për shpejtësinë, aspektin teknik dhe aftësinë në driblime dhe mund ti japë një tjetër ritëm ofensivës së ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.

Sezonin e pestë në ‘’ Allianz Arena ‘’ sulmuesi nga Essen e përfundoi me 13 gola dhe 5 asiste në 43 sfida dhe ndoshta do të provojë përsëri veten tek një ndër ligat më të rëndësishme të Europës siç është Premier League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy