Manchester United : Gati rinovimi me Bruno Fernandes

Manchester United : Gati rinovimi me Bruno Fernandes

   Pas episodeve të trishta të javëve të fundit, ndër të cilat predominon eleminimi nga Champions League , drejtuesit e Manchester United kanë përveshur mëngët dhe janë  fokusuar tek e ardhmja .

Me rëndësi për tu përmendur është se po luftohet fort për qëndrimin e lojtarëve të rëndësishëm në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe protagonisti në këtë rast  është Bruno Fernandes .

Me portugezin në fushë loja e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ merr një tjetër kuptim pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe anglezët tashmë i kanë vendosur pikat mbi i në lidhje me rinovimin me mesfushorin i cili pritet të zyrtarizohet ditën e premte .

Qëndrimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të zgjasë deri në 2027-tën sepse që nga mbërritja tek 20 herë kampionët e Premier Leagues, Bruno Fernandes jo vetëm që e ka justifikuar investimin 60 milionë eurosh por shumë shpejt u shëndërrua në një lider duke gëzuar çdo komponent të këtij klubi të cilët qëlluan në shenjë duke ia rrëmbyer Sportingut të Lisbonës.

Spekullimet janë të shumta në lidhje me përfitimin e Bruno Fernandes që do ti afrohet 240 mijë stërlinave në javë, rrogë që do ta shëndërrojë në një ndër më të paguarit tek Manchester United.

Pavarësisht tronditjeve, firmosja e këtij akordi konsiderohet një frymëmarrje për këtë skuadër që e ka humbur rrugën sepse Ralf Rangnick i ka shkaktuar shumë fatkeqësi por orët e gjermanit në pankinë janë drejt sosjes dhe shpresa vijon të jetë kryefjala e përditshmërisë për një ekip që kërkon të jetë lider në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy