Largohet Bellai, Bylisi zyrtarizon trajnerin e ri

Largohet Bellai, Bylisi zyrtarizon trajnerin e ri

Arian Bellai nuk është më trajner i Bylisit. Ka qenë vetë klubi ballshiot, që nëpërmjet një komunikate, bën të ditur, mbylljen e bashkëpunimit me 51-vjeçarin.

Shkak për këtë, janë bërë rezultatet aspak pozitive, që Bylisi ka regjistruar në javët e fundit të kampionatit.

Drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar Naxhi Shensoi, një trajner që ka drejtuar edhe më parë Bylisin, madje duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013).

KOMUNIKATA E KLUBIT:

Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.

FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.

Ndërkohë vetë presidenti Besnik Kapllanaj konfirmon rikthimin në Ballsh të trajnerit Naxhi Shensoi, një njohje e vjetër në Mallakastër! Nga nesër, trajneri i ri fillon punën me ekipin.

Faleminderit Arian Bellai!

Mirësevjen Naxhi Shensoi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy