
Liverpool shkatërroi me shifrat e thella 7-0 Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.
Disfatë e rëndë për skuadrën e Ten Hag, që pritet të ketë edhe pasoja në ditët e ardhshme. Gakpo, Nunez dhe Salah me nga një dopietë dhe goli i Firmino, i dhanë fitoren e thellë skuadrës së Klopp.
Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Manchester United mban vendin e tretë me 49 pikë.



