U luajtën këtë të hënë, tre ndeshjet e fundit për javën e 14-të në Kategorinë e Parë.
Apolonia ka ndalur Korabin në një barazim 1-1, në një ndeshje ku dibranët ishin shumë afër humbjes, por barazuan vetëm në sekondat e fundit.
Dinamo nuk fali në transfertë ndaj Orikut, duke triumfuar 2-4, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet.
Fitore regjistroi edhe Skënderbeu, që mposhti në shtëpi Tërbunin, me rezultatin 2-0. Pas rezultateve të sotme, Dinamo mban vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Korabi humb vendin e dytë, që tashmë mbahet nga Skënderbeu me 26 pikë, 1 më shumë se dibranët dhe Flamurtari.



