
Wayne Rooney është një nga emrat e përmendur për të marrë drejtimin e Everton, pas shkarkimit të spanjollit, Rafa Benitez.
Megjithatë së fundmi, ka qenë vetë Rooney, që ka zbuluar se ka refuzuar ofertën për t’u ulur në stolin e skuadrës së Everton.
“Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova. Jam i sigurt që do të stërvit në Premier League, ndihem 100% gati.
Nëse do të ndodhë si trajner i Evertonit, edhe më mirë. Por, për momentin jam i fokusuar te Derby, kam një punë të rëndësishme për të përfunduar këtu”, tha Rooney.



