Ruben Neves i ofrohet Barcelonës

Ruben Neves i ofrohet Barcelonës

Merkatoja e janarit po pritet me emocione nga ekipet e elitës.

Barcelona është një ndër më aktivet pasi prej disa kohësh nuk njeh suksese në aspektin e fitimit të trofeve dhe kjo situatë domosdoshmërisht meriton reagim të menjëhershëm nga ana e drejtuesve .

Tentativa për Martin Zubimendin konsiderohet një vështirësi më vete për arsye të rinovimit me Real Sociedadin , sipas ‘ Mundodeportivos ‘.

Gjithsesi për të zëvëndësuar Sergio Busquets do të jetë shumë e vështirë dhe tanimë ‘’ Los Cules ‘’ janë fokusuar tek Ruben Neves i Wolverhampton.

Portugezi e përfundon kontratën me ‘’ Ujqërit ‘’ në 2024-tën por me paraqitjet e bëra e ka bindur Xavi Hernandezin .

Parashikohet një merkato shumë emocionuese dhe prej kohësh në ‘’ Camp Nou ‘’ po qarkullojnë emra si Messi,  Inigo Martinez , Asensio dhe Skriniar , lojtarë shumë cilësorë por s’përjashtohet edhe largimi i mundshëm i qëndëmbrojtësit Gerard Pique, i cili pretendohet në Major League Soccer.

Barcelona sigurisht do ta ketë shumë të vështirë pjesën e mbetur të sezonit dhe situata aktuale e konfirmon këtë fakt pasi pavarësisht se nxënësit e Xavi Hernandezit kryesojnë La Ligan , janë shumë afër eleminimit nga faza e grupeve në Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy