
Polonia ka zgjedhur trajnerin e ri, ndonëse mungon zyrtarizimi. Paulo Bento do të jetë trajneri i ri i kombëtares polake.
Ndonëse zyrtarizimi mungon, sipas asaj që raportojnë mediat polake, palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.
Debutimi i Bento do të bëhet pikërisht ndaj Shqipërisë, në kualifikueset e muajit mars. Bento nuk ka eksperienca të mira nga e kaluara nga kombëtarja shqiptare,
Në kualifikueset e Europianit të 2016, ai drejtonte Portugalinë dhe u shkarkua pas humbjes me Shqipërisë, pas golit të Balajt.



