Trajneri Ylli Shehu, ka marrë drejtimin e ekipit të femrave te Partizani. Kjo është bërë e ditur nga klubi i kuq, nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.
Pas eksperiencave të mëparshme në ekipet e akademisë U-19 dhe U-17 Shehu tashmë do të udhëheqë vajzat e kuqe.
Trajner i ekipit U-17, do të jetë Oriand Abazaj, i cili do të pasojë në stol pikërisht Shehun.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
Klubi zyrtarizon emërimin e Ylli Shehut në drejtimin e ekipit të femrave. Pas eksperiencave të mëparshme në ekipet e akademisë U-19 dhe U-17 Shehu tashmë do të udhëheqë vajzat e kuqe, skuadër e cila mbetet një ndër prioritetet e veçanta të klubit.
Oriand Abazaj do të jetë trajneri ekipit U-17 duke zëvendësuar në këtë post Ylli Shehun.



