Haaland prioritet për Real Madridin

Haaland prioritet për Real Madridin

Bosi i Real Madridit Florentino Perez vijon në ndërmarrjen e të gjitha aksioneve të nevojshme për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Norvegjezi sa vjen edhe e rrit rendimentin  dhe i tundon akoma më shumë madrilenët për ta patur në gjirin e tyre .  Manjati spanjoll e ka deklaruar si prioritetin e merkatos së ardhshme  dhe sipas  ‘’ ElBernabeu ‘’  kryeqytetasit janë favoritët kryesorë  për  21 vjeçarin pavarësisht  se për golashënuesin luftojnë fort kandidatë nga  Premier League , Paris St Germain dhe Bayern  Munich .

 Në lidhje me transferimet e ardhshme  ‘’ Los Merengues ‘’  i mbajnë të ndezura shpresat  se do të firmosin përfundimisht me Kylian Mbappen i cili është drejt përfundimit të kontratës me ‘’ Les Pariziens ‘’  dhe kanë menduar të investojnë edhe për shtatlartin e Borussia Dortmundit.

Duhet evidentuar se klauzola e prishjes së kontratës  në verën e 2022-shit  do të kapë 75 milionë eurot  , shifër  e përballueshme  nga arkat e Real Madridit por duhet parë se çfarë kërkesash do të kenë palët e përfshira si agjenti Mino Raiola dhe babai  Erling Haaland . 

Para disa kohësh agjenti italian theksoi se do të kërkojë 40 milionë euro për klientin e tij , shumë për të cilën  Florentino Perez duhet të bëjë një sacrificë dhe ti vërë një tjetër yll në dispozicion Carlo Ancelottit .  

Megjithatë  sfida për Real Madridin sapo ka filluar sepse për të arritur tek perla e Borussia Dortmundit duhet të mposhtin konkurrentët si Manchester City, Manchester United  apo Chelsea , skuadra të cilat pretendojnë  ti vënë në vështirësi spanjollët.

 Erling Haaland mbetet një pikë referimi  në skuadrën e Edin Terzic dhe  deri më tani ka shënuar 6 gola të cilat i ka shoqëruar me 2 asiste në 5 ndeshjet e para të sezonit.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy