
Pavarësisht tundimeve të fundit për Lionel Messin sipas L ‘Equipe Paris St Germain ka deklaruar se prioriteti absolut është rinovimi me Kylian Mbappe. Kryeqytetasit kanë filluar ti tremben një largimi të mundshëm të golashënuesit nga ‘’ Parque De Prince “ . Javën e kaluar portali brazilian Tnt Sport deklaroi se kuq e blutë i kishin ofruar argjentinasit një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër . Kanali prestigjoz nuk u kursye dhe deklaroi gjithashtu se kampionët e Francës janë favoritët kryesorë për ta transferuar ‘’ La Pulgan ‘’ e magjishëm .
Megjithatë ky lajm tashmë ka mbetur në kuadrin e të kaluarës sepse Parisi është fokusuar me të gjitha forcat në të tashmen brilante që po përjeton në të cilën vazhdon ti luajë kartat në Champions League edhe pse i mbetet edhe një shans i fundit në ndeshjen gjysëmfinale të kthimit me Manchester City-n në shtëpinë e bardheklatërve që do ta nisë me disavantazhin 1-2 . Gjithsesi edhe pse prioriteti është i deklaruar dëshira e Nasser Al Khelaifit për Lionel Messin vazhdon ta tundojë miliarderin nga Katari për ta veshur një ditë me fanellën kuq e blu . Në lidhje me Kylian Mbappe mund të themi se evolucioni i tij merr më tepër formë me kalimin e ndeshjeve .
Statistikat bombastike prej 37 golash dhe 10 asistesh në 43 sfidat me të besuarit e Mauricio Pochettinos e kanë vënë në qendër të zhvillimeve të Parisit që duhet të bëjë shumë kujdes nga Real Madridi që e synon prej kohësh .



