
Prej kohësh ka filluar puna tek Paris St Germain për fuqizimin e ekipit , në vigjilie të sezonit të ri . ‘’ Les Pariziens ‘’ janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do të mbështesë Neymar dhe Mbappen, dy nga lojtarët më të mirë të kuq e bluve. Victor Osmihen është një ndër të preferuarit e fituesve në fuqi të Ligue 1, objektivi i të cilëve lidhet sigurisht me fitimin e Champions Leagues. Largimi i Lionel Messit në Major League Soccer pritet të lërë një boshllëk në metrat e fundit dhe mendohet se nigeriani është i duhuri për ta zëvëndësuar argjentinasin , një ndër lojtarët më të mirë në botë. Flitet për një ofertë e cila mund ti arrijë 120 milionë eurot për 24 vjeçarin, që mund të marrë ‘ Ok ‘ e presidentit Aurelio Di Laurentis , deçiziv në suksesin e Napolit në sezonin e shkuar. S’duhet harruar se për ishi-n e Lilles janë interesuar Chelsea dhe Manchester City , skuadra të cilat mund të përbëjnë një kërcënim për parizienët për arsye të potencialit në aspektin ekonomik. Victor Osmihen e përfundoi sezonin e shkuar, i cili rezultoi më i suksesshmi në karrierë , me 31 gola në 39 sfida , të pasuara me interesin e ekipeve më të mira si në kampionatet respektive , dhe më gjerë .



