
Të qënit një element kyç në mesfushën e Chelseat , i ka bindur drejtuesit e anglezëve t’ia zgjasin kontratën Enzo Fernandezit.
Argjentinasi mbërriti në ‘’ Stamford Bridge ‘’ në merkaton e janarit kundrejt 121 milionë eurove dhe do të qëndrojë tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ deri në 2032-shin.
Me këtë hap të hedhur , kryeqytetasit kanë arritur të blindojnë një ndër më të rëndësishmit e Graham Potterit , pavarësisht se kanë patur luhatje të vazhdueshme gjatë këtij sezoni por qëndrojnë në lojë në Champions League , edhe pse u mundën në sfidën e parë të çerekfinaleve kundër Real Madridit 2-0 në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Së fundmi 22 vjeçari arriti një sukses historik me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ duke e fituar Botërorin pas shumë vitesh , i cili konsiderohet një element i domosdoshëm nga traineri Frank Lampard dhe natyrisht Lionel Scaloni tek tre herë fituesit e Botërorit.



