
Me uljen e Steven Gerrard në stol , Aston Villa ka filluar një tjetër etapë në historinë e saj dhe me kalimin e kohës është shëndërruar në një rival të vështirë në Premier League .
Fillmisht londinezët treguan forcën me transferimin e Philippe Coutinhos në ‘’ Villa Park ‘’ por sipas ‘’ BBC ‘ legjenda e Liverpoolit po kërkon të afrojë yllin e ofensives Luis Suarez i cili është në prag të largimit nga Atletico Madridi .
Diego Simeone nuk ka shprehur shumë konsiderata ndaj uruguajanit në lidhje me këtë sezon dhe ‘’ Los Villanos ‘’ duan ta rikthejnë në Premier League , aty ku tregoi se me shpirtin luftarak është i gatshëm të kalojë çdo barrierë .
Legjenda e ‘’ The Redsave ‘’ kërkon të tregojë aftësitë duke e konvertuar ‘’ El Pistoleron ‘’ në golashënuesin e dikurshëm pavarësisht se është në metrat e fundit të karrierës por të tijëve i nevojitet një referencë në ofensivë dhe 35 vjeçari mund t’ia plotësojë pa problem dëshirën .
Gjatë 4 sezoneve tek Liverpooli Luis Suarez arriti të renditej ndër sulmuesit më të mirë të botës dhe Aston Villa kërkon të ngjisë shkallët në tabelë dhe pse jo të demostrojë potencialin edhe në Europë , objektiv prej të cilit është akoma e distancuar por në sezonin e ri funksionimi mund të jetë ndryshe sidomos me prezencën e uruguajanit që e ka treguar ndër vite se është një sulmues të cilit po i le shumë hapësira mund të pendohesh.
‘’ Los Colchoneros ‘’ janë të ndërgjegjshëm se një lojtar këto cilësi është vështirë të gjehet në kohët e sotme por objektivat e imponojnë dhënien e maksimumit gjatë merkatos e cila do të jetë definitive për të ardhmen e ekipeve në fjalë.



