Supersfida e javës së tretë në Seria A mes Napolit dhe Juventusite parashikuar të luhet të dielën në darkë, me shumë siguri nuk do të luhet. Kjo pasi rajoni i Kampanjës nuk e ka lejua ekipin të niset drejt Torinos për shkak të tre rasteve pozitive me COVID-19. Elmas, Zielinskit dhe një pjestar tjetër i klubit.
Ky rajon e konsideron të rrezikshme udhëtimin e skuadrës së Napolit, që sonte duhej të ishte nisur drejt destinacionit.
Skuadra e Napolit nesër në mëngjes do të bëjë tamponin e fundit, për të parë nëse ka një përhapje më të gjerë, ndërkohë që ende nuk dihet me siguri fati i ndeshjes. Por gjasat janë më së shumti që ajo të shtyhet, pasi edhe te Juventusi janë evidentuar dy raste pozitive. Ata janë punonjës të klubit, por gjithsesi edhe ky fakt duhet marrë parasysh.
Kujtojmë se për këtë javë është anuluar Genoa-Torino, pasi aktualisht 22 futbollistë të Genoa-s janë pozitiv.



