
Rikthimi i Joan Laportas në presidencën e Barcelonës u konsiderua piknisja e një etape të re në historinë e këtij klubi . Pas problematikave të shkaktuara nga presidenti Josep Maria Bartomeu , u mendua se 59 vjeçari do ti jepte fund zhgënjimeve për spanjollët por gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë . Ky fakt konfirmohet me lëvizjet e drejtorit sportiv Mateu Alemany dhe ndihmësit të tij Ramon Planes të cilët nuk kanë mundur ti gjejnë destinacion lojtarëve si Samuel Umtiti , Philippe Coutinho , Clement Lenglet , Sergi Roberto , Miralem Pjanic, dhe Martin Braithwaite .
Këtij problemi i është shtuar edhe largimi i Lionel Messit tek Paris St Germain duke bërë që ‘’ Azulgranët ‘’ të humbasin një ndër lojtarët më të mirë të historisë dhe gjithashtu Antoine Griezmann i cili ka vendosur të rikthehet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ me formulën e huazimit e cila përmban një opsion blerje nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ që arrin 50 milionë eurot.
Por duhet theksuar se Ronald Koeman do të ketë në dispozicion katër blerje interesante të kuq e bluve në këtë merkato verore siç janë Memphis Depay , Eric Garcia , Luuk De Jong dhe Sergio Aguero .
Trainerit hollandez do ti duhet të bëjë një punë intensive për ti përshtatur këto komponentë në skemat e tij në një sezon që pritet të jetë shumë kompetitiv për arsye se skuadrat e njohura janë fuqizuar në merkaton verore .
Këto hapa të gabuara natyrisht që e vënë përpara përgjegjësisë presidentin Joan Laporta të cilit do ti duhet të japë shpjegime për gabimet e bëra gjatë merkatos të cilat mund të ndikojnë shumë në ecurinë e Barcelonës gjatë sezonit.



