
Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet “El Clasico”, mes Real Madrid dhe Barcelona, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.
Kjo përballje do të zhvillohet në “King’s Stadium” në Riad të Arabisë Saudite dhe të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë trofeun.
Sa i përket rrugëtimit deri këtu, madrilenët eliminuan në gjysmëfinale Valencian, ndërsa Barcelona eliminoi Real Betisin.
Pak minuta para ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dembele, Lewandowski, Pedri. Trajner: Xavi Hernandez



