
Kosova U-21, ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës, i është besuar trajnerit të njohur, Afrim Tovërlani.
Në kampionatin kosovar, Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Ferizaj.
Lajmi për emërimin e 55-vjeccarit në drejtimin e përfaqësueses U-21, e ka bërë të ditur vetë FFK, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat.



