
Duke qenë se është drejt fundit të kontratës me Juventusin, ekzaktësisht në verën e 2023-shit , në Spanjë do të zhvillohet një supersfidë për Angel Di Marian.
Argjentinasi ishte pjesë e Real Madridit në të kaluarën , fakt që do të thotë se e njeh shumë mirë La Ligan , kampionat ku do të sfidojnë njëra-tjetrën Barcelona dhe Atletico Madridi.
Sipas ‘ Sport ‘ avantazhi i ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ është se mund ta transferojnë ‘’ El Fideon ‘’ me parametër zero.
Për sa i përket kuq e bluve kuptohet se aspekti ekonomik do ti limitojë gjatë merkatos së ardhshme , i cili i detyron të shesin për tu fuqizuar në vigjilie të sezonit vijues.
Drejtuesit kanë deklaruar se po e mendojnë shitjen e Ferran Torresit dhe ta vënë 35 vjeçarin nga Rosario në dispozicion të Xavi Hernandezit, eksperienca e të cilit mund ti shtojë rezultatet në metrat e fundit.
Ndërsa kryeqytetasit e konsiderojnë fituesin e Botërorit me ‘’ Albicelestët ‘’ si zëvëndësuesin perfekt të Yannick Carrascos, i cili e përfundon kontratën me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në muajin qershor.
Gjatë karrierës Angel Di Maria ka provuar veten në disa klube të famshëm , duke filluar nga Benfika, Real Madridi, Manchester United, Paris St Germain dhe Juventusi, eksperienca të shoqëruara me fitimin e shumë trofeve të rëndësishëm.



