
Huazimi në ‘’ Parque de Prince ‘’ e bindi shumë shpejt Mauricio Pochettinon për ti kërkuar drejtuesve të Parisit firmosjen me Nuno Mendes.
Për 19 vjeçarin Nasser Al Khelaifi pritet të investojë 40 milionë euro sepse ka treguar shumë maturi në lojë duke ia shtuar entuziazmin trainerit argjentinas i cili është në rrugën e duhur me kuq e blutë.
Fitorja e djeshme në shtëpi kundër Real Madridit do të pasohet me një tjetër sukses në një rol që i ka shkaktuar pakënaqësi kryeqytetasve në vitet e fundit pavarësisht se kanë fituar trofe të panumërt dhe këtë vit besojnë se do ta thyejnë akullin edhe në Champions League .
Paris St Germain mendon të shfrytëzojë paratë për shitjen e Mbappes dhe të forcojë pozicionet të cilave ishi i Tottenhamit nuk ia ka marrë maksimumin por rruga e bërë meriton duartrokitje sepse të jesh në krye të kësaj skuadre të mbushur me yje është një sfidë shumë e vështirë.
Megjithatë Nasser Al Khelaifi kërkon ti luajë të gjitha kartat në merkato , aty ku do të synohen edhe Paul Pogba , Lucas Paqueta dhe Erling Haaland , histori e stërzgjatur e cila mund të finalizohet shumë shpejt.
Ky Paris me të vërtetë është në një nivel mbresëlënës dhe shpreson se sakrificat e shumë viteve do të kurorëzohen me trofeun e Champions Leagues, i vetmi që i ka mbetur për të qenë një ekip i kompletuar në aspektin e titujve .



