Igli Tare: Immobile nuk do të largohet nga Lazio (VIDEO)

Igli Tare: Immobile nuk do të largohet nga Lazio (VIDEO)

Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, ka hedhur poshtë cdo mundësi për një largim të mundshëm të bomberit të skuadrës së tyre Ciro Immobile nga klubi Italian.

Igli Tare në një prononcim për mediat është shprehur se Immobile do të qëndrojë  tek bardhekaltërit deri në fund të kontratës së tij e cila I skandon në vitin 2023.

“Ciro Immobile nuk do të largohet nga Lazio. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 dhe do të qëndrojë me shumë kënaqësi te ne.“70 milionë për Immobilen? Nuk na ka ardhur asnjë ofertë e tillë për këtë futbollist dhe nuk kemi patur kontakte me asnjë klub. Ai ndihet shumë i lumtur te Lazio, sepse është në qendër të projektit tonë”, tha Tare.

Immobile është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Lazion duke qenë një nga golashënuesit më të mirë në kampionatin Italian deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy