Është një nga shtyllat kryesore në mbrojtje, por njihet dhe pak si karagjoz. Bëhet fjalë për futbollistin Mërgim Mavraj.
Mbrojtësi “kuqezi” i gjetur afër shokut të tij në repartin e mbrojtjes, Arlind Ajetit, ka treguar se përse këtij të fundit i shkëlqen aq shumë koka sa herë që futet ne fushën e lojës. Mavraj e ka kapur shokun e tij në një moment intim duke qethur kokën.
Përtej shakasë ai ka dashur ta urojë lojtarin e Torinos për “ribashkimin” me kombëtaren.



