
Problemet e njëpanjëshme në repartin e mesfushës, e kanë vënë në lëvizje Jurgen Kloppin për ti dhënë fund gjatë merkatos së verës .
Liverpooli prej kohësh është distancuar nga trofetë dhe traineri gjerman synon ta fillojë ashtu siç duhet sezonin e ri .
Mason Mount është shëndërruar në një opsion për ‘’ The Redsat ‘’ pavarësisht se tek Chelsea vijon të jetë shumë i rëndësishëm por momenti kritik i kryeqytetasve, të cilët nuk do të jenë pjesëmarrës në Europë sezonin vijues , e vë në dyshim qëndrimin e anglezit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Sipas ‘ Daily Mail ‘, mesfushori ka shprehur gatishmërinë për të ndërruar ambjent gjatë periudhës së transferimeve pasi Chelsea mund të konsiderohet momentalisht një ekip në krizë dhe në ‘’ Anfield Road ‘’ mund të përjetojë një eksperiencë ndryshe, nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe për më tepër do të ketë shansin për të treguar veten në kompeticionet europiane, gjithmonë nëse në tre ndeshjet e fundit s’do të ketë surpriza per Liverpoolin.



