Java e gjashtë në Superligën e Kosovës, rezervoi ndeshjen derbi mes Dritës dhe Gjilanit. Një sfidë kjo që njihet për rivalitetin e madh mes dy skuadrave, por që ndryshe nga herët e tjera, për shkak të punimeve në stadiumin e Dritës, është zhvendosur në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifozeri të të dyja skuadrave kishin udhëtuar drejt kryeqytetit, për të mbështetur ekipin e tyre. Megjithatë në pushimin e pjesës së parë, është regjistruar një episod aspak i këndshëm.
Tifozeritë e të dyja ekipeve janë përplasur me njëra-tjetrën. Ato kanë braktisur tribunat ku ishin vendosur dhe zbritën në fushë, duke u përleshur mes tyre.
Pikërisht për arsye të pasigurisë, skuadra e Gjilanit refuzoi të zbresë në fushë, për të zhvilluar pjesën e dytë, por pas disa minutave u bë e mundur që të dyja skuadrat të rikthehet të luajnë për pjesën e dytë.



