
Në orët e fundit tek Real Madridi është marrë një vendim i rëndësishëm.
‘’ Galaktikët ‘’ janë tërhequr nga gara për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Enzo Fernandez, një objektiv i hershëm.
Florentino Perezi nuk pranon të negociojë për një shifër përtej limiteve, për të cilin Todd Boehly shpenzoi 121 milionë euro në janarin e 2023-shit.
25 vjeçari ka firmosur kontratën me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ deri në 2033-shin i cili është një lojtar stabël në 11-shen e formuar nga traineri Xabi Alonso.
Spanjolli e njeh shumë mirë këtë pozicion për arsye se u aktivizua edhe në periudhën si lojtar dhe e vlerëson Enzo Fernandezin për kontributin e dhënë gjatë katër sezoneve tek ish fituesit e Premier Leagues.
Megjithatë do të jetë një merkato verore deçizive për ‘’ Los Merengues ‘’, të cilët sezonin e shkuar e finalizuan pa tituj, një fakt që nuk tolerohet.



