Ndreu: Barazimi na kënaq, nuk e di pse nuk u përdor VAR-i

Ndreu: Barazimi na kënaq, nuk e di pse nuk u përdor VAR-i

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Elbasanit.

Ai tha se nuk e kuptoi pse nuk u përdor VAR-i, duke shtuar se një episod e vendos ndeshjen. Sipas Ndreut, Kastriotit i duhen pikët, por edhe barazimi ndaj Elbasanit, i kënaq.

Në pjesën e parë, nuk ishim në ritmin e duhur. Nuk u ambientuam me fushën. Ishte një fushë jo e mirë për të luajtur shpejtë. Na penalizoi pak. I falëm golin kundërshtarit për shkak të kësaj. E rëndësishme është që reaguam në pjesën e dytë, duke i dhënë përparësi lojtarëve të krahut.

Nuk jam i sigurt për golin e tretë të shënuar. Në këto ndeshje të rëndësishme, është thënë që mund të përdoret VAR-i. Nuk e di pse nuk u përdor. U transmetua si ndeshje, por VAR-i nuk ishte. Me një moment të dyshimtë humb ndeshjen. Ishte një sfidë e vështirë, ndaj kryesuesve. Pikët na duhen, por edhe me barazimin jemi të kënaqur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy