
Elseid Hysaj u transferua te Lazio në merkaton e verës, por mund të ndryshojë skuadër pas vetëm 6 muajve si pjesë e të kaltërve.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, në gjurmët e shqiptarit është vënë Atletico Madrid. Këta të fundit, pas largimit të Kieran Trippier, janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues dhe kanë piketuar pikërisht Hysajn.
Shkodrani ka qenë prej kohësh një dëshirë e spanjollëve, që e kanë kërkuar edhe në të kaluarën, por një marrëveshje mes palëve nuk është arritur.



