
Tek Barcelona ka nisur një tjetër etapë me Hansi Flickun në stol.
Gjermani po evidenton se është i duhuri për ‘’ Los Cules ‘’, të cilet momentalisht janë liderë të La Ligas, pas 8 javevë të zhvilluara.
Mirëpo çdo ekip ka nevojë për tu përmirësuar në çdo aspekt dhe numri një i stolit asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga mekatoja.
Një ndër prioritetet për ishi-n e Bayern Munchenit është natyrisht përforcimi i repartit defensiv, i cili tashmë ia ka shkelur syrin një lojtari të Bayer Leverkusenit.
Bëhet fjalë për Jonathan Tah, shumë i rëndësishëm gjatë viteve të fundit tek ‘’ Aspirinat ‘’.
Pa dyshim 28 vjeçari tashmë konsiderohet një ndër më të mirët e Bundesligës, fakt i cili meriton të merret parasysh.
Gjithashtu, eksperienca në kompeticionet europiane vlerësohet nga Hansi Flick, lojtar që sezonin e kaluar e demostroi me kalimin në finalen e Europa Leagues me fituesit në fuqi të kampionatit gjerman.
Edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ Jonathan Tah ka lënë gjurmë, i padiskutueshëm për Julian Nagelsmann në 11- she.
Kontrata e ishi-t të Fortuna Dusseldorfit skadon në fundin e sezonit dhe duke filluar nga vera e ardhshme do të jetë një lojtar i lirë.
Në aktualin nxënësi i Xabi Alonsos ka shënuar një 8 sfida, me këtë ekip i cili do të mbahet mend gjatë për arsye se e uli nga froni Bayern Munchenin me fitimin e titullit të parë në Bundesligë.



