Hajdini: Partizani në presion, te Laçi janë të vendosur për ndeshjen me Tiranën

Hajdini: Partizani në presion, te Laçi janë të vendosur për ndeshjen me Tiranën

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në studion e lajmeve në MCN TV, foli për javën e 31 në Abissnet Superiore, që do të luajë ditën e sotme tre ndeshje dhe 2 ndeshje të tjera ditën e nesërme.

Hajdini deklaroi se në përballjen ndaj Dinamos, presioni është te Partizani, teksa kjo është vënë re edhe te vendimet e drejtuesve të marra së fundmi. Tiranës i mjafton një barazim ndaj Laçit, për të fituar zyrtarisht titullin, por Hajdini u shpreh se te kurbinasit janë të vendosur dhe do të kërkojnë fitoren me çdo kusht.

Presioni te Partizani është i dukshëm. Drejtuesit vendosën të mos nxjerrin në konferencë, trajnerin Mehmetin. Pas barazimit me Skënderbeun, morën edhe një gjobë. Fitorja është detyrim për Partizanin, për të tentuar Europën.

Te Dinamo pak besojnë të mbijetesa, por do kërkojnë një fitore për dinjitet.

Tiranës matematikisht i duhet vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampione. Në ndeshjen e sotme, te Laçi janë të vendosur për të mos toleruar aspak dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Hyrja në stadium do të jetë falas. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

Skënderbeu është i fundit, ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë atë që duhet. Te korçarët tani kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Egnatia dhe Kastrioti, kanë bërë shumë mirë në këtë fund kampionati dhe sfida mes tyre pritet të jetë shumë e bukur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy