Tashmë është zyrtare, Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030.
Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, që u mbajt në Heraklion të Greqisë, mori vendimin e rëndësishëm, duke i besuar organizimin Kosovës, për vitin 2030.
Ky është një vendim historik dhe i rëndësishëm, për Kosovën dhe jo vetëm.
Në Lojërat Mesdhetare, do të marrin pjesë sportistë nga 26 shtete të ndryshme.
NJOFTIMI:
Votohet Pro. Historia shkruhet në Heraklion të Greqisë. Urime Kosovë, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.



