Juventus dhe Roma duel për Muriel

Juventus dhe Roma duel për Muriel

 Luis Muriel ka rezultuar një ndër lojtarët më shembullorë të Gian Piero Gasperinit në sezonet e fundit . Rendimenti i shkëlqyer i kolumbianit ka shkaktuar impakt në shumë ekipe të cilat kanë filluar tentativat për ta larguar nga  Atalanta .

Bergamaskët arritën ta transferonin nga Sevilla golashënuesin i cili që asokohe ka fituar shumë rëndësi në skemat e italianit dhe sipas ‘ Leggos ‘, zikaltërit po e mendojnë shitjen e 31 vjeçarit në verë ose të vulosin përfundimisht qëndrimin për të shijuar prezencën e tij edhe për shumë vite në ofensivën e furishme të ‘’ La Deas ‘’. 

Protagonizmi i fituar me një ekip të dorës së dytë si Atalanta ka shkaktuar fillimin e një dueli ndërmjet Juventusit dhe Romës i cili mendohet tepër i ashpër deri në fund sepse Luis Muriel është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm jo vetëm të Serisë A por mbarë Europës.

Nëse i referohemi ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, puna ka filluar shumë kohë më përpara pasi Paulo Dybala është drejt largimit nga Torino dhe Massimiliano Allegri kërkon të shtojë forcat në sulm me një lojtar të eksperimentuar që mund ti garantojë golat  

Juventusit .Italiani e vlerëson shumë kontributin e ishi-t të Lecces tek ‘’ La Dea ‘’ dhe beson se mund të formojë një dyshe potente me Dusan Vlahovic, lojtar për të cilin ish kampionët e Scudettos luftuan pa pushim dhe më në fund arritën transferimin e serbit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Megjithatë,  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ mendojnë t’ia vështirësojnë rrugën kundërshtarëve direkt në kampionat sepse Jose Mourinho beson në cilësitë e tij ku predominon shpejtësia dhe efikasiteti .

Pavarësisht se kryeqytetasit kanë një armë më shumë si Tammy Abraham , objektivi i luzitanit është transferimi i një sulmuesi me këto karakteristika por do ta kenë shumë të vështirë përballjen me bardhezinjtë .

Duhet kujtuar se Roma ka një finale përpara për të zhvilluar kundër  Feyenoordit në Conference League dhe në rastin e fitimit të saj , kryeqytetasit mund të vlerësohen si destinacion nga Luis Muriel, lojtar që ka fituar shumë eksperiencë në tre sezonet me Atalantën të cilët konsiderohen  më të suksesshmit në karrierën e kolumbianit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy