Futbollistët e kombëtares franceze kanë arritur në atdheun e tyre pas triumfit në kampionatin botëror.
Pas arritjet në kryeqytetin e Francës, Paris, ata i janë drejtuar sheshit Champs Elysees për të festuar me tifozët e tyre trofeun më të lartë të futbollit.
Gjatë rrugës prej aeroportit “Charles de Gol” drejt kullës së “Eifell”, mijëra qytetarë kanë dal në rrugë për të pritur heronjtë të tyre.
Mediat raportojnë për rreth 500 mijë francezë mbushën Champs-Elysees pasditen e së hënës, ku pritën heronjtë e tyre, të cilët rikthyen në Francë Kupën e Botës pasi mundën Kroacinë 4-2 në finalen e Botërorit një ditë më parë.
Pas festës me tifozë të shumët, lojtarët do të priten në pallatin presidencial edhe nga ana e presidentit Emmanuel Macron.
Ko ishte hera e dytë pas vitit 1998 që Franca fiton Kupën e Botës.



