Futbolli në bojkot, por Liga Profesioniste kërkon sponsor për Superligën

Futbolli në bojkot, por Liga Profesioniste kërkon sponsor për Superligën

Në një kohë kur ka shpallur bojkotin e futbollit Liga Profesioniste është në kërkim edhe të një sponsori për Superligën. Me anë të një njoftimi ata bëjnë me dije se kanë hapur ankandin për kompanitë e interesuara, të cilët dduhet të bëjnë një ofertë dysheme 10 milionë lekë të reja.

Kompania fituese duhet të ketë një reputacion të kënaqshëm dhe mund të jetë kombëtare ose ndërkombëtare. Ajo do të mbajë emrin e kampionatit dhe sipas Ligës do të ketë edhe disa benefite të tjera.

“Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy