
Ecuria mjaft e mirë në rradhët e Real Betisit po i siguron pretendentë Natan.
Mbrojtësi e ka gjetur veten në 11-shen e Manuel Pellegrinit, kontributi i të cilit meriton vlerësimin maksimal.
Sezoni aktual është i treti në ‘’ Benito Villamarin ‘’ gjatë të cilit po rikonfirmon se mbetet një kockë e fortë në prapavijë.
Për 25 vjeçarin ka shfaqur interes Barcelona, një ekip tek i cili janë evidentuar ulje-ngritje të shpeshta referuar këtij pozicioni me kalimin e kohës.
Natan u aktivizua në 52 sfida në sezonin e kaluar me ‘’ Los Verdiblancos ‘’, mjaft deçiziv në secilën prej tyre dhe natyrisht e ka bërë krenar trainerin kilian.
Kontrata i përfundon në qershorin e 2030-tës dhe vlera e prishjes së saj i kalon 80 milionë eurot.
Mirëpo presidenti Angel Haro ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë duke filluar nga 35 milionë euro dhe drejtori sportiv Manu Fajardo është i ndërgjegjshëm se mund ta zhvillojë të ardhmen tek një tjetër ekip.
Natan filloi të spikasë tek Flamengo, më pas pati një eksperiencë tek Red Bull Bragantino dhe përpara spanjollëve demostroi kapacitetin edhe tek Napoli.
Merkatoja e janarit besohet determinante por nuk duhet shmangur edhe insistimi i krerëve të Real Betisit, një ekip i sikletshëm për çdo rival.
