Kupa e Shqipërisë/ Egnatia-Laçi mbyllet në “paqe”, Vllaznia mposht Flamurtarin

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia-Laçi mbyllet në “paqe”, Vllaznia mposht Flamurtarin

U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në Rrogozhinë, sfida mes Egnatias dhe Laçit u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadrat, që patën disa raste për të kaluar në avantazh, pas dy golave të parë, por pa sukses.

Ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh me Shehun në minutën e 17-të, por vetëm 5 minuta më vonë, skuadra e Ramadanit vendosi baraspeshën me Maganin. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 9 shkurt në Laç.

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në Vlorë, teksa mposhti 2-1 Flamurtarin. Shkodranët iu falën dy golave të Mustedanagic, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinale. Golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi Oliveira në minutën e 75.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy