
Manchetser City është ndalur në barazim 2-2 nga West Ham në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pas dopietës së shënuar nga Bowen.
Megjithatë skuadra e Guardiolës nuk u dorëzua dhe pjesën e dytë barazoi shifrat pas golit të Grealish në minutën e 49 dhe autogolit të Coufal në minutën e 69-të.
Në minutën e 86, City kishte rastin të përmbyste sfidën, por gjuajtja e Mahrez nga penallti, u ndal nga Fabianski.
Me këtë barazim City mban vendin e parë me 90 pikë, 4 pikë më shumë se Liverpool, me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në sfidat e tjera, Leicester shkatërroi 5-1 Watford, ndërsa 4 ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim.



