Reja në Itali: Hysajn e komplimentoj më shumë se 1 herë për lojërat që po bën

Reja në Itali: Hysajn e komplimentoj më shumë se 1 herë për lojërat që po bën

Kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj pavarësisht se ndodhet në merkato dhe në skadencë kontrate po bën mirë me ekipin e Napolit në këtë fillim sezoni të ri. Madjë në ndeshjen e fundit të fituar me shifrat 6-0 në Seria A kundër Genoa-s dha edhe një asist.

Për performancën e tij ka folur së fundmi në Itali edhe trajneri i Kombëtares Edy Reja, i cili Napolin e ka drejtuar nga sezoni 2005-2009. Reja thotë se ka vënë re që Hysaj luan më mirë në krahun e djathtë e majtë të mbrojtjes se sa në të djathtin ku është edhe roli i tij natyral. Më tej trajneri i Kombëtares shton se ‘e komplimenton më shumë se një herë Hysajn për atë që po jep në fushë’.

“Çfarë do t’i sugjeroja Gatuzos? Loja me 4 sulmues është pak e vështirë, madje dhe kur ata sakrifikojnë veten e tyre. Janë 6 futbollistë të predispozuar për të luajtur në fazën ofensive, por varet nga mënyra si paraqitet ekipi në fushë. Duhet të bëjmë krahasime me skuadrat e mëdha.

Hysaj? Nuk kishte harmoni me Ançelotin, ndërsa me Gatuzon po luan krejtësisht ndryshe. Sa herë që luante vendosej në provë, por këtë vit ai ndihet më i sigurtë dhe po jep një kontribut të shkëlqyer. Gjithmonë luan mirë, e përgëzoj më shumë se një herë. Më lë përshtypjen se Hysaj luan më mirë në krahun e majtë sepse ku kthehet pas kalon në krahun e djathtë. Po bën mirë, shpresoj të vazhdojë të luajë kështu”, deklaroi trajneri italian Edi Reja për “Marte Sport Live”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy