Mbetën jashtë “Final Four”, Tahiri: Tirana dhe Dinamo ngjajnë vetëm në një pikë

Mbetën jashtë “Final Four”, Tahiri: Tirana dhe Dinamo ngjajnë vetëm në një pikë

Tirana dhe Dinamo City, dështuan të futen në “Final Four”, pas 36 javëve kampionat dhe nuk mund të luftojnë për titullin kampion.

Në lidhje me këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli ish-futbollisti Ermal Tahiri. Sipas tij, dy ekipet, ngjajnë te shpenzimet e mëdha.

Tirana me lojtarët që mori, katër vendet e para ishte e padiskutueshme. Tirana dhe Dinamo, ngjajnë në një pikë, në shumat e hedhura nga dy presidentët. Kanë shpenzuar shumë.

Ndryshimet me ikjen e trajnerit të parë, e lanë ekipin në disa momente që të kishte marrë më shumë pikë. Edhe politikat brenda Tiranës, me lojtarë të rinj, edhe aty humbi pikë, për të qenë te katërshja.

Më bën përshtypje pjesa e marrjes në konsideratë e lojtarëve, që nuk morën përsipër që ta çojnë ekipin në “Final Four”.

Nuk mund të gjykoj që fitoi me Egnatian dhe nuk fiton me ekipet poshtë. Unë mendoj se motivimi i lojtarëve ka qenë i cunguar. Nëse lojtarët do të ishin me motivimin e ndeshjes së fundit, duhet të ishin në katërshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy