Al Nassr, superofertë për Rudiger

Al Nassr, superofertë për Rudiger

Koha kalon si pa e kuptuar dhe klubet e Arabisë Saudite janë gjithmonë të përfshira në merkato.

Al- Nassr i Cristiano Ronaldos ende nuk është i ngopur, drejtuesit e të cilit e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Antonio Rudiger.

Sipas spanjolles ‘ Chiringuito ‘, arabët e kanë marrë shumë seriozisht blerjen e mbrojtësit, për të cilin kanë ofruar 100 milionë euro.

Kontrata e menduar për ishi-n e Chelseat është për katër vite dhe një ndër nxënësve më shembullorë të Carlo Ancelottit do ti duhet ta shqyrtojë me kujdes pasi diçka e tillë nuk ndodh shpeshherë në futboll.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sezoni i shkëlqyer i 31 vjeçarit tek Real Madridi u finalizua me fitimin e Champions Leagues për herën e 15-të në histori, një ekip i krijuar për të qenë protagonist në Spanjë dhe gjithashtu në Europë.

Megjithatë, iniciativa e drejtuesve të Al-Nassr me siguri do të pasohet nga një analizë e detajuar e Antonio Rudiger në lidhje me të ardhmen, i cili do të humbiste ndjeshëm nëse do të vendosë fillimin e një eksperiencë në Arabinë Saudite nëse i referohemi aspektit cilësor, por në atë ekonomik komentet janë të tepërta.

Ky lojtar përfundoi sezonin e dytë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të shoqëruar me 48 sfida, 2 gola dhe 1 asist, fitimin e Superkupës së Spanjës, La Ligas dhe kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy