Prishtinës i ndalohet të luajë në “Fadil Vokrri”, klubi del kundër

Prishtinës i ndalohet të luajë në “Fadil Vokrri”, klubi del kundër

Klubit të Prishtinës, i është bërë e ditur nga FFK, se për ndeshjet e muajit tetor, nuk duhet të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas FFK, fusha nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve dhe Prishtina duhet të gjejë një tjetër stadium për muajin qershor.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga klubi kryeqytetas, që ka reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku dalin kundër vendimit.

Komunikata e Prishtinës:

Konfirmojmë marrjen e shkresës së datës 30.09.2022 me titull: “Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësaj shkrese i mungon raporti i inspektimit, gjithnjë nëse një raport i tillë ekziston. Në fakt, mungesa e këtij raporti është e pritshme sepse në rastet e inspektimit konkluzioni logjik është fusha:

I plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve

Nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve

I plotëson kriteret me kusht të përmirësimit 1,2,3…

Shkresa e juaj lë të nënkuptohet se “raporti” i inspektimit të gjendjes së fushës konkludon se:

Fusha i plotëson kriteret nëse zhvillon ndeshje Përfaqësuesja e Kosovës U-17 dhe FC Ballkani, por nuk i plotëson kriteret nëse FC Prishtina zhvillon ndeshje në stadiumin e saj!. Prandaj, ne si klub vlerësojmë se shkresa e dërguar është qesharake dhe na vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Federata e Futbollit e Kosovës.

Deri te gjendja e rënduar e fushës së stadiumit ka ardhur për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe keq-shfrytëzimit të fushës nga ana juaj si lejimi i zhvillimit të ndeshjeve dhe stërvitjeve krejtësisht të panevojshme nga FFK dhe pa asnjë kriter të kategorive të ndryshme të klubeve të futbollit të rajoneve të tjera duke ndikuar në gjendjen e rënduar të fushës.

Në këtë situatë, është obligim i juaji që të gjeni alternativa të tjera për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses U-17 apo FC Ballkanit, mirëpo jo në kurriz të FC Prishtinës gjë të cilën jeni duke e bërë në vazhdimësi.

Ju informojmë se FC Prishtina si shfrytëzues i vetëm ligjor i stadiumit “Fadil Vokrri”, nuk e pranon vendimin duke ju informon se ndeshjet do t’i zhvillojmë në stadiumin “Fadil Vokrri” sipas orarit të paraparë nga FFK-ja.

FC Prishtina sikurse ka vepruar më parë, është e gatshme që ta koordinojë orarin sipas kërkesave të FFK-së dhe FC Ballkanit, gjithsesi për një gjë të tillë, FFK-ja dhe FC Ballkani duhet të dërgojnë kërkesa zyrtare në mënyrë që t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja e më pas të vendosim nëse këto ndeshje do të mund të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjithmonë duke mos u dëmtuar FC Prishtina.

Pozicioni jonë është i qartë dhe besojmë fuqishëm që ju si institucion përgjegjës dhe me kapacitet financiar më të madh se të gjitha klubet e Superligës së Kosovës së bashku, do ta gjeni zgjedhjen më të përshtatshme për problemet që ju shoqërojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy