
Momentalisht Victor Osmihen konsiderohet një ndër sulmuesit më të frikshëm në Itali dhe Europë , fakt i cili i ka siguruar pretendentë cilësorë nigerianit.
Golashënuesi e ka ndihmuar Napolin deri në këtë moment për të lideruar me meritë Serinë A por edhe në Champions League la shenjë në transfertën e djeshme kundër Frankfurtit me një gol të shënuar.
Rezultati i arritur nga të besuarit e Luciano Spallettit iu jep qetësi për ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe presidenti i ‘’ Azurrëve ‘’ Aurelio Di Laurentis ia ka bërë të qartë pretendentëve se synon 100 milionë euro për yllin e skuadrës.
Manchester United , Real Madridi dhe Bayern Munchen vijojne të shpresojnë por në lidhje me të ardhmen nuk ka munguar as deklarata e protagonistit të historisë, i cili është shprehur :
“ Jam i lumtur kur dëgjoj se skuadrat e njohura më pretendojnë sepse do të thotë se po avancoj ashtu siç duhet . Momentalisht mendoj vetëm për Napolin dhe dua që në të ardhmen të fitojmë trofe . Asgjë nuk varet nga unë por nga drejtuesit ‘’ , ishin këto fjalët e ishi-t të Lilles, skuadra e të cilit është drejt një suksesi historik , pavarësisht se mbeten edhe shumë ndeshje për tu luajtur deri në fundin e sezonit.
Duhet kujtuar se Victor Osmihen numëron 20 gola në 24 sfida dhe konsiderohet një ndër bomberët e Scudettos dhe natyrisht të kontinentit të vjetër, i cili i ka bërë krenarë drejtuesit dhe mbarë tifozerinë e zjarrtë napoletane.



