“Doja të garoja edhe për 25 vite të tjera”, Valentino Rossi njofton tërheqjen nga MotoGP

“Doja të garoja edhe për 25 vite të tjera”, Valentino Rossi njofton tërheqjen nga MotoGP

Valentino Rossi ka njoftuar ditën e sotme se do të tërhiqet nga motoçiklizmi në fund të këtij sezoni. 42-vjeçari i cili ka fituar 9 tituj botërorë dhe i vetmi në historinë e kampionatit botëror që e ka fituar titullin me katër motorë të ndryshëm, ka deklaruar se ky është sezoni i fundit që garon.

“Ishte diçka e mrekullueshme. Kam kaluar momente të paharrueshme, por nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë. Unë nuk do të garoj, nuk do e bëj më atë që kam bërë për 30 vite me radhë. Do doja të garoja edhe për 25 vite të tjera, por kjo nuk është e mundur”, tha në konferencë Rossi, i njohur ndryshe me emrin “Doktori”.

Rossi, aktualisht është pilot i Petronas Yamaha dhe largohet nga MotoGP, pas plot 26 sezoneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy