
Ecuria e Takefusa Kubos vijon ti sigurojë pretendentë gjatë merkatove.
Japonezi po zhvillon sezonin e dytë me Real Sociedadin dhe konsiderohet një ndër nxënësit më shembullorë të trainerit Imanol Alguacil.
Liverpooli është interesuar për shërbimet e mesfushorit por si duket do ta ketë pothuajse të pamundur ta transferojë në ‘’ Anfield Road ‘’ për arsye se ndihet komod tek bardheblutë por drejtuesit e Real Madridit po analizojnë mundësinë për ta rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Megjithatë, besohet se me kalimin e javëve do të qartësohet e ardhmja e 22 vjeçarit, tek i cili spikasin teknika dhe shpejtësia, cilësi me anë të cilave vijon ti krijojë shumë probleme rivalëve.
Në sezonin aktual, Takefusa Kubo numëron 6 gola dhe 3 asiste në 25 sfida me ekipin nga San Sebastian, i domosdoshëm në skemat e trainerit spanjoll.



